
Bota sot po përballet me sëmundje të ndryshme dhe komplekse dhe mbipesha mbetet një nga shqetësimet kryesore. Obeziteti është një gjendje ku një person fillon të fitojë peshë të panevojshme në trup. Kjo është një rritje e tepruar dhe anormale e peshës së zakonshme trupore e cila mund të çojë në patologji të ndryshme të tjera të lidhura me shëndetin si probleme të zemrës, presionit të gjakut, hipertensionit, kolesterolit, diabetit etj. Shumica e njerëzve mendojnë se mbipesha është vetëm një shqetësim fizik por kjo nuk është e vërtetë dhe këtë e tregojnë cdo ditë edhe shifrat në vendin ku jetojmë por gjithashtu nëpër botë ku një në pesë persona preken nga obeziteti. Si një problem global, në vitet e fundit përdoren shumë metoda për ta trajtuar në mënyrë sa më efektive këtë gjendje. Edhe në Shqipëri, problemi obezitetit është kthyer në shqetësim dhe njerëzit që drejtohen në klinikën tonë për të trajtuar kilogramët e tepërt janë të shumtë cdo ditë.
Prej vitesh tashmë klinika Dermolife operon me procedurën e balonit gastrik, një metodë efikase, e adaptueshme me organizmin e njeriut, jo kirurgjikale, zgjat pak në kohë dhe më ekonomike në raport me procedurat e tjera të dobësimit.
Cilat janë hapat e aplikimit te Balonit Gastrik në stomak?
- Baloni gastrik futet në stomak nëpërmjet gojës.
- Mjeku gastrohepatolog do të kryejë një ekzaminim fillestar të stomakut tuaj duke përdorur një aparat fotografik endoskopik.
- Nëse nuk vërehen anomali, mjeku do të vazhdojë me vendosjen e balonit përmes gojës dhe poshtë ezofagut në stomak.
- Baloni gastrik është i përbërë nga një material silikoni të lakueshëm dhe të butë dhe aplikohet në stomak ndërsa është në formën e tij më të vogël, të shfryrë.
- Sapo baloni të jetë brenda stomakut tuaj, mbushet menjëherë me solucion fiziologjik steril përmes një tubi të vogël mbushës (kateteri) bashkangjitur me balonin.
- Pasi të mbushet, mjeku do të heqë kateterin duke tërhequr butësisht fundin e jashtëm.
- I gjithë ky proces ndodh vetëm në 15-20 minuta, pas së cilës do të monitoroheni nga stafi më pak minuta dhe më pas mund të largoheni në shtëpi.
Sa është koha e rikuperimit pas kësaj metode?
- Pacienti është në gjendje të shkojë në shtëpi të njëjtën ditë duke marrë parasysh faktin se nuk keni ndonjë efekt anësor që kërkon hospitalizim.
- Në javët e para është e përshatshme të konsumoni ushqime të lehta të cilat nuk e ngarkojnë stomakun, për të kaluar më pas edhe tek të ngurtat.
- Pacienti është në gjendje të kthehet në punë pas një ose dy ditësh në varësi të mënyrës sesi adaptohet stomaku me prezencën e një objekti të huaj në organizëm.
- Baloni mund të shkaktojë të përziera, ose edhe të vjella sporadike, por kjo ndodh vetëm në 3-4 ditët e para dhe janë simptoma që jo cdo pacient i përjeton.
Pikat e mësipërme tregojnë me detaje, hapat që ndiqen për vendosjen e balonit gastrik.
Gjatë të gjithë kësaj faze nuk ndodh një komplikacion i papritur që mund të rrezikojë jetën apo shëndetin e pacientit duke marrë parasysh faktin që më parë realizohen ekzaminimet laboratorike për t’u siguruar që gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme. Për prakticitetin, efektivitetin dhe sigurinë që baloni gastrik ofron, Klinika Dermolife ka zgjedhur të jetë e para në Shqipëri që i ka dhënë terren zbatimit të kësaj metode, duke ndryshuar dhe shpëtuar jetën e qindëra njerëzve që cdo ditë luftojnë me obezitetin!