Pse duhet të zgjedhim Balonin Gastrik per renie nga pesha

baloni gastrik mbipeshe vere

Mbipesha dhe obeziteti janë gjëndje patologjike e cila ka pushtuar popullatën anë e mbanë globit. Jeta sedentare(oreët e zgjatura në zyra), moskryerja e aktivitetit fizik, fast food-i por edhe gjenetika janë disa nga faktorët etiologjikë të obezitetit. Por, ndryshe nga sëmundjet e tjera obeziteti është nga ato gjëndje patologjike që tërheq si magnet sëmundje të tjera si p.sh: Diabeti Mellitus, hiperkolesterolemi (e cila sjell rritjen e riskut për Infarkte), hipertension arterial, sëmundje të pulmoneve, problem me stomakun ( nga mbiushqyerja) etj. Pra trajtimi i obezitetit, ose pacientëve me BMI mbi nomrën, pra mbipeshë (BMI nga25-29.9 dhe 30 e më sipër), vecse trajtim nga ana estetike, është edhe një trajtim i patologjive shoqëruese që mund të ketë sjellë kjo gjëndje me vete. Dermolife Medical Center ofron trajtimin e mbipeshës dhe obezitetit me procedurën e balonit gastrik.
Shumë pacientë vijnë të dyzuar nëse duhet të zgjedhin ketë metodë apo të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale madhorë si psh: bypass gastrik apo gastric sleeve (prerjen e stomakut). Rikujtojmë këtu se procedura e balonit gastrik është një procedurë endoskopike, pra ju nuk ju duhet të kryeni një ndërhyrjë kirurgjikale madhore, madje as t’i nënshtroheni anestezisë gjenerale. Në rast kryrerje të një bypass-i gastrik apo prerje të stomakut pacienti përballet më të gjitha risqet operatore dhe ato të anestezisë si p.sh:

• Gjakderdhje interne apo nga plaga operatore
• Infeksion I plagës
• Reaksion nga anestetikët
• Tromboza
• Probleme me pulmonet ose frymëmarrjen
• Rrjedhje nga prerja e stomakut

Asnjë nga këto komplikacione nuk ndodh gjatë procedurës së balonit gastrik, kjo sepse vendosja e balonit gastric kryhet nën anestezi sedative, pra vetëm një përgjumje e pacientit, jo anestezi totale me intubim. Procedura kryhet për vetëm 15-20 minuta, duke patur kështu edhe periudhë shumë të shkurtër rikuperimi, e cila përkon vetëm me daljen e anestezisë, pra rreth 1-2 orë. Më pas ju mund të shkoni në shtëpi, në zyrë apo të udhëtoni me avion. Këto benefite nuk i gjejmë në bypass gastrik apo prerje stomaku, kjo sepse ndërhyja është kirurgjikale dhe jo endoskopike si në rastin e balonit gastrik. Risqe të tjera që lidhen me kirurgjinë bariatrike përfshijnë:

• Refluks Gastro Ezofageal
• Risqe të lidhura me anestezinë
• Nauze dhe të vjella kronike
• Dilatim i ezofagut
• Pamundësi për të ngrënë disa ushqime specifike
• Dëmtime të shpretkës apo organeve të tjera
• Obstruksion i anastomozës apo i zorrëve
• Obstruksion i stomakut

Vec risqeve që lidhen direkt me ndërhyrjen kirurgjikale, prerja e stomakut dhe bypass-i gastrik kanë edhe risqe të tjera të cilat shfaqen disa kohë pas ndërhyrjes. Këto risqe janë si më poshtë:

• Sindroma Dumping, një gjëndje e cila shpie në simptoma të tilla si të përzjera dhe marrje mendsh, e quajtur ndryshe zbrazja e shpejtë e stomakut, e cila ndodh kur ushqimi, lëviz direkt nga stomaku në duoden (pjesa fillestare e zorrës së hollë), duke sjellë kështu simptoma si: nauze, të vjella, dhimbje, diarre, djersitje, dobësi trupore madje deri në shtim ose crregullim të rrahjeve të zemrës.
• Hipoglicemi (Sheqer i ulët në gjak)
• Malnutricion (kequshqyerje)
• Të vjella
• Ulcera e stomakut apo intestinit
• Perforacion i stomakut apo intestinit
• Obstruksion I zorrëve
• Hernie
• Strikturë
• Deficencë në hekur apo vitamina

Shtojmë këtu se baloni gastrik nuk ka ndonjë nga efektet e mësipërme kjo për faktin e vetëm se është një nderhyje endoskopike e thjeshtë dhe nuk ka asnjë lloj dëmtimi të organeve gastro-intestinale si: ezofagu, stomaku, duoden apo edhe më tej intestin. Nëse gjatë bypass-it apo prerjes së stomakut punohet drejtëpërsëdrejti me organet, me bisturi dhe të gjitha instrumentat e tjera kirugjikalë, në procedurën e balonit gastrik është pikërisht një fibrogastroskop I vetëm ai që punon dhe vendos balonin gastrik apo balonin magjik në stomakun tuaj. Kështu, pa gjakderdhje, infeksione dhe risqe operatore baloni gastrik pozicionet në stomakun tuaj dhe e gjithë cfarë ju duhet të bëni, është të prisni kalimin e ditëve dhe të shijoni rënien në peshë. Tashmë ju e dini pse duhet të zgjidhni balonin gastrik, ose atë magjik !