A ekziston një lidhje ndërmjet Obezitetit dhe Depresionit?

baloni gastrik mbipeshe vere

A ekziston një lidhje ndërmjet Obezitetit dhe Depresionit?

Nëse keni luftuar me depresionin ose obezitetin, e dini me siguri se ekziston një lidhje midis të dyjave. Ndërsa përpiqeni të filloni udhëtimin tuaj për humbjen e peshës, është e rëndësishme të kuptoni më mirë lidhjen midis depresionit dhe obezitetit për tu siguruar që ju të menaxhoni shëndetin tuaj mendor dhe humbjen e peshës duke progresuar. Para së gjithash, duhet të theksohet se ekziston një lidhje përfundimtare midis obezitetit dhe depresionit. Ndërsa nuk dihet se cili nga të dy fillon ciklin vicioz, ekziston konsensusi që të jesh mbipeshë mund të rrisë rrezikun për depresion, dhe anasjelltas. Prandaj, është e qartë se ne duhet të fokusohemi në të dyja problematikat e mësipërme, pasi edhe qëllimet tuaja për humbjen e peshës do të përmbushen më lehtësisht me një trup të shëndetshëm dhe një mendje të shëndoshë!

Nëse ju diagnostikoheni me depresion ose obezitet, jeni një rrezik i shtuar për faktorin tjetër.
Pra, si mund të përpiqemi të identifikojmë dhe trajtojmë të dyja këto problematika?
Ajo që duhet theksuar është se transparenca me mjekun tuaj është shumë e rëndësishme. Shpesh është e vështirë të diskutosh për shëndetin mendor ashtu edhe për sfidat me mbipeshën, por është shumë e rëndësishme që mjekët tuaj të jenë të azhornuar për të gjitha vështirësitë shëndetësore në jetën tuaj.

A luan stresi një faktor në betejën time me depresionin dhe/ose obezitetin?

Stresi, si gjithmonë, luan një faktor në betejën kundër depresionit dhe obezitetit. Në lidhje me depresionin, stresi kronik dhe ankthi janë studiuar gjerësisht pasi mund të jenë shkak për shëndetin mendor. Për më tepër, stresi mund të bëjë që dikush të drejtohet tek ushqimi si një mekanizëm i mundshëm përballues, duke çuar në shtim të konsiderueshëm të peshës dhe madje edhe në obezitet.

Prandaj, nëse jeni të rrezikuar për të qenë pre e depresionit ose obezitetit, është shumë e rëndësishme të menaxhoni nivelet tuaja të stresit në jetën e përditshme.


Simptomat që tregojnë se mund të vuani nga depresioni:

- Shtim i papritur në peshë
- Ndjenja e vazhdueshme e lodhjes
- Pamundësia për t'u ngritur nga shtrati ose për të dalë nga shtëpia
- Një humbje e plotë e interesit për aktivitetet e përditshme
- Ndryshimet në rutinën e gjumit

Si mund ta zvogëloj rrezikun për të qëndruar larg obezitetit dhe depresionit?

Disa nga këshillat më të mira për të ulur rrezikun e të dyjave përfshijnë: të qëndruarit aktiv, pra larg jetës sedentare, angazhimin në gjërat që ju gjeni mbëhtetje që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ndjekjen e udhëzimeve të mjekëve / profesionistëve të trajnuar.

Fillimisht e rëndësishme është të qëndruarit aktiv. Ushtrimi fizik është një mënyrë e jashtëzakonshme për tu cliruar nga depresioni duke luftuar endorfinat në sistemin tuaj. Duke vepruar kështu, ju po përmirësoni shëndetin tuaj mendor. Hulumtimet kanë treguar se duke u ushtruar qoftë edhe një herë në javë mund të keni përfitime efektive drejt luftimit të depresionit.

Në lidhje me luftimin e obezitetit, puna me sistemin tuaj mbështetës (pra faktorët që janë aleatët e komfortit tuaj), mund t'ju ndihmojnë të arrini qëllime të jashtëzakonshme. Qoftë gjetja e një partneri për stërvitje, qoftë edhe ndihma e familjes suaj për t’ju ndihmuar drejt një ushqyerje më të shëndetshme dhe faktorë të tjerë që janë individualë për secilin prej jush, janë çelësi për të përmbushur qëllimet tuaja për humbjen e peshës!

Së fundmi, ndjekja e këshillave të mjekëve dhe profesionistëve të trajnuar të shëndetit janë faktorë kryesorë për të zvogëluar rrezikun dhe për të parandaluar depresionin dhe obezitetin. Pavarësisht nëse ju janë përshkruar medikamente nga mjeku, modifikime në dietën tuaj ushqimore ose opsione të tjera të sugjeruara trajtimi, të qenurit i hapur dhe i sinqertë me profesionistët tuaj të trajnuar të shëndetit janë të domosdoshme për parandalimin e problemeve me shëndetin. Duke punuar së bashku me ekspertët e kësaj fushe, do të jeni në rrugën e duhur drejt një jetese më të shëndetshme në një kohë të shkurtër!