Dhjetë këshilla për të qëndruar të shëndetshëm pas heqjes së Balonit Gastrik.

baloni gastrik mbipeshe vere

1- Qëndroni larg pijeve me sheqer

Eliminoni pijet me kalori dhe me sasi të lartë sheqernashtë. Ato kanë pak vlera ushqyese dhe nxisin shtimin e peshës.

2- Bëni aktivitetin fizik prioritet

Synoni për 20-30 minuta aktivitet në ditë. Mund të jetë çdo gjë, nga ecja te sportet e lehta, noti, çiklizmi apo edhe kërcimi, gjeni atë që ju përshtatet më shumë dhe përpiquni të argëtoheni me të.

3- Mbani një dietë të ekuilibruar

Një përzierje e proteinave me perime të freskëta dhe disa karbohidrate do të ndihmojë në ruajtjen e masës ideale trupore.

4- Tregohuni të sjellshëm me veten

Nëse mendoni se keni ngrënë shumë gjatë ditëve të fundit, sigurohuni që të bëni korrigjimet e nevojshme, por mos e mundoni veten për këtë. Ju keni fuqinë për të ngrënë siç duhet dhe mund ta bëni atë, mos u dorëzo!

5- Kur është koha e duhur për të ndaluar së ngrëni?

Vendosni kufijtë tuaj të ushqimit bazuar në marrjen e ushqimit nga java e kaluar, pra, jini të vetëdijshëm dhe merrni në dorë “frerët” e marrjes së ushqimit. Mundohuni të dalloni kur ndiheni të ngopur dhe ndaloni së ngrëni në atë moment.

6- Krijoni zakone të reja të shëndetshme

Krijoni një plan ditor që është konstruktiv dhe produktiv. Koha boshe? Shtoni një aktivitet që përmirëson cilësinë e jetës tuaj; një përvojë që ju pëlqen dhe mezi prisni ta bëni.

7- Pini shumë ujë

Hidratimi është çelësi për të pasur një dietë të ekuilibruar dhe një trup të shëndetshëm. Pra, qëndroni të hidratuar dhe pini më shumë ujë.

8- Hani me qëllim

Ju po krijoni një mënyrë jetese të shëndetshme për veten tuaj. Hani vetëm kur trupi juaj është i uritur dhe ka nevojë për ushqim. Në këtë mënyrë ju po zhvilloni një marrëdhënie të shëndetshme me ushqimin.

9- Bëni një gjumë të mirë

Nivelet e hormoneve ndryshojnë kur nuk flini mjaftueshëm dhe mund t'ju bëjnë të ndiheni të uritur. Pra, pushoni dhe do të jetë më e lehtë për të ngrënë në mënyrë të kontrolluar.

10- Mbështetuni te miqtë dhe familja për suport

Të gjithë mund të përdorim një support nga të afërmit tanë. Lërini familjen ose miqtë tuaj të dinë se si po ecni dhe të siguroheni që ata t'ju ndihmojnë të mbeteni të përgjegjshëm.